Krasniqi: Vjosa Osmani po i përshtatet agjendës së Vetëvendosjes

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Albert Krasniqi, nga Organizata Demokracia Plus ka komentuar gjuhën e përdorur sot gjatë seancës të kryetares Vjosa Osmani.

Krasniqi në Info Magazine tha se shprehja “ There is a neë Sheriff in Toën” që në shqip i bie “Tani është një sherif i ri në qytet”, nga Osmani është përdorur për të treguar se Kuvendi ka një kryetare të re.

Por, sipas tij sjellja e kryeparlamentares po shihet nga ana e ligjvënësve si “police”.

“Zonja Osmani ligjëron në Shba edhe ka qenë atje për një kohë të studimeve. Ajo e njeh mirë terminologjinë. Në përdorje e kësaj shprehje ajo ka dashur të thotë se tani Kuvendi ka një kryetare të re dhe për respektimin e rregullave”.

“Por, koha kur e ka thënë këtë ajo është akuzuar se po sillet si polic me deputetët. Pra, ka qenë kohë e gabuar kur e ka përdorur. Ka pasur edhe tërheqje të vërejtjes nga ana e Kujtim Shalës. Osmani nuk është dashur ti komentojë vazhdimisht fjalimet e deputetëve”.

Krasniqi i cili për shumë vjet e ka monitoruar punën e Kuvendit, qasjen e tillë të Osmani po e sheh si hatërmbetjet me LDK-në.

“Është ndoshta e kuptueshme se tani ajo ka një hatërmbetje me LDK-në pra edhe me deputetët e LDK-së. Shpeshherë edhe vet ministrat i tregojnë asaj se duhet të siguroj mbarëvajtje të seancës, madje nganjëherë duke i treguar se si ta udhëheqë seancën”.

“Kishin raste që dy deputetë kishin debat në lidhje me një dokument, dhe më pas menjëherë kryetarja ka interferuar duke ia marrë deputetit fjalën. Unë thashë komentimi nuk është diçka që precizohet që kryetarja nuk guxon të replikojë me secilën fjalim të deputetëve. Por, ajo mund të flas kur i përmendët emri”.

Ai theksoi se Vjosa Osmani po e mban pozitën e kryetares së Kuvendit, sepse po i përshtatet agjendës së Vetëvendosjes.

“Tash zgjedhja e saj është produkt i një marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së. Tani kjo marrëveshje është prishur, por partia e cila e ka vendosur mund ta heqë. Por, nënkryetarja e Kuvendit nga VV Arbërie Nagavci, ka thënë se deri më tani janë të kënaqur me punën e zonjës Osmani. Prandaj deri sa të jenë të kënaqur me punën e saj nuk pritet ta heqin, sepse po i përshtatet agjendave të VV-së”.

Të ngjashme