“Vota e 11 qershorit nuk është për ndryshim”

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 21:33 | Nga

Njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se vota e 11 qershorit nuk është votë për ndryshim. Ai ka thënë së 72 për qind të votave nuk janë për ndryshim.

“Vota e 11 qershorit nuk është votë e ndryshimit, po votë e statu quos. Po të llogariten votat e dy koalicioneve tradicionale (PAN dhe LDK-AKR) ata kanë fituar 59 për qind të votave. Edhe votat e komuniteteve janë vota të ngurta, të statu quos. Pra, 72 për qind e votave janë për mosndryshim, 28 për qind (VV me 27 për qind dhe Fjala me 1 për qind paraqesin votën e tendencës për ndryshim.) Mirëpo, vota për mosndryshim është në rënie dhe kaotike. (Fjala vjen, më shumë kanë humbur vota PDK e LDK se sa që ka fituar VV)”, ka shkruar Krasniqi në profilin e vet në “Facebook”.

Ai ka deklaruar se partitë tradicionale duhet të përshtaten me kërkesat e shoqërisë, në të kundërtën do të largohen nga skena. “Prandaj, ndryshimi i radhës pritet të ndodhë në partitë që kanë shënuar rënie, nëse nuk duan të fundosen krejt. Elektorati i tyre kësaj radhe i ka ndëshkuar pjesërisht, por herën tjetër mund t’i ndëshkojë me largim definitiv. E qartë: shoqëria ka ndryshuar. Partitë kanë ngelur prapa saj. Prandaj, partitë tradicionale (PDK, LDK, AAK, AKR, Nisma) ose do të përshtaten me kërkesat e shoqërisë, ose do të largohen nga skena”, ka shkruar Krasniqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme