Kravatat e Haradinajt në ballinë të medieve në Britani

Prishtinë | 27 Dhj 2017 | 14:37 | Nga

E përditshmja britaneze “The Guardian” e ka ilustruar ballinën e saj me një foto dite nga Kosova.

“Ndihmat” që iu ofruan Kryeministrit Ramush Haradinaj ditën e djeshme nga disa qytetarë, bëri bujë në mediat ndërkombëtare. Së fundi edhe The Guardian e ka ilustruar ballinën e saj me fotografinë e kravatave të varura në rrethojën e Qeverisë së kosoëvs.

Kryeministri i Kosovës e justifikoi rritjen e rrogës për vetveten dhe stafin e tij, duke thënë që atij i duhen edhe për shpenzime elementare (si këmisha e kravata).

Reaksioni nga ana e shoqërisë, ishte i menjëhershëm, ata mblodhën kravata, çorape e këmisha dhe ia dorëzuan atij, në mënyrë që ta “ndihnin”!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme