Krerët e shtetit bëjnë homazhe te varri i Rugovës e Demaçit, s’flasin para mediave

Prishtinë | 17 Shk 2022 | 10:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Krerët më të lartë të shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe veprimtari të çështjes kombëtare, Adem Demaçit, për nder të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Osmani, Kurti e Konjufca të shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar kanë vendosur kurora lulesh teksa s’janë prononcuar për media.

Në mëngjes krerët e shtetit kanë bërë homazhe edhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.

Të ngjashme