Krerët e shtetit në udhëtime, Jakup Krasniqi ua kujton barsoletën me rrëzim avioni

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka ironizuar me udhëtimin e tre krerëve të shtetit të Kosovës, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli  kanë udhëtuar së bashku dhe do të marrin pjesë në ‘Lutjet e Mëngjesit’ atje.   Ndërlidhur me këtë ngjarje, Krasniqi ka treguar një barcoletë, ku gjatë një udhëtimi me aeroplan, njëri nga politikanët kishte pyetur se çfarë bëhet nëse rrëzohet aeroplani, dhe përgjigja që kishte marrë ishte “Nuk ndodh asgjë, veç shpëton Kosova”.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

Udhëtimi ne një Avion i një delegacioni nga Kosova!

Pak ironi!

Para disa vitesh po udhëtonin se bashku një delegacion i përberë nga krerët e partive politike te Kosovës (drejtues të shtetit). Në bisedë e sipër, njëri nga politikanët bëri një pyetje: Çka bëhet po bëri vaki e me u rrëzua aeroplani?

Pat përgjigje prej më të ndryshmeve, por njëra ishte më interesante se gjithë të tjerat. Ai pyetjes ia dha ketë përgjigje:

“Nuk ndodh asgjë, veç shpëton Kosova!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme