Kreu i AKI-së për herë të parë në Kuvend në takim njoftues me deputetët

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 10:07 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petit Ajeti gjatë së mërkurës ka zhvilluar takim njoftues me Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, raporton Ekonomia Online.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Albin Kurti, me 15 prill kanë emëruar Petrit Ajetin, Drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Ajeti ka kryer Shkencat Politike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ndërsa në vitin 2001 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë. Ai mbaroi studimet e nivelit Master në fushën e Arteve në Përgjegjësinë Sociale të Korporatave në Universitetin Metropolitan të Londrës në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ka të kryera edhe disa programe të zhvillimit profesional në Gjermani dhe SHBA.

Vetëm në gjashtë vjetët e fundit, në AKI janë ndërruar tre drejtorë. I vetmi që ka përfunduar një mandat të plotë ka qenë drejtori i parë, Bashkim Smakaj, i cili ishte emëruar në këtë post në shkurt të vitit 2009. Një vit pas riemërimit, më 2015 ai kishte dhënë dorëheqje, duke u zëvendësuar nga Agron Selimaj. Ky i fundit po ashtu kishte dhënë dorëheqje dy vjet më vonë, më 2017.

Në vend të tij, më 2017, u emërua Driton Gashi, të cilit iu kërkua të lironte detyrën vetëm një vit pas marrjes së detyrës, për shkak të skandalit me arrestimin dhe dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Që atëherë, në pozitën e drejtorit të AKI-së ishte emëruar Kreshnik Gashi, të cilit po ashtu iu kërkua largimi nga ky post, në dhjetor të vitit të kaluar.

Në bazë të ligjit në fuqi, drejtori i AKI-së i përgjigjet drejtpërdrejt kryeministrit.

Të ngjashme