Kreu i KQZ-së kërkon reformë – pozita pret të jetë i paanshëm, opozita kundër emërimit të tij

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 12:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka paraqitur para deputetëve sfidat kryesore të këtij institucioni gjatë viti 2020, raporton Ekonomia Online.

Radoniqi në Komisionin për Legjislacion e ka konsideruar sfidë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme komunale në dy komunat e Kosovës dhe ato të parakohshme, sepse sipas tij kjo ka qenë diçka e re andaj ka vështirësuar organizimin e zgjedhjeve.

“Për shkak të pandemisë viti 2020 ka qenë i vështirë edhe për KQZ-në si për përmbushjen e obligimeve ashtu edhe për  organizimin e zgjedhjeve. Pra KQZ-ja është përballur me sfidën e zgjedhjeve më kohë pandemie në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së veriut. Kjo ishte një sfidë që përballej për herë të parë”.

“Masat e ndërmarra nga KQZ-ja në zgjedhjet në ato dy komuna i kanë shërbyer si një vlerë edhe në organizmin e zgjedhjeve të parakohshme të shkurtit. Ky vit ka qenë sfidues në realizimin e planeve në kohët e paracaktuara. KQZ-ja në shumicën e kohës ka punuar me staf esencial”.

Poashtu Radoniqi u ka kërkuar përshpejtimin e procesit të reformës zgjedhore.

“Sfidë mbeten mosndryshimi i Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale. Konsiderojmë që Kuvendi duhet të përmbyll procesin e reformës zgjedhore. Mosintergirmi i sistemit të adresave që po ndikon në saktësinë e votuesve”, ka shtuar ai.

Kurse deputeti i LVV-së, Arban Abrashi ka uruar Radoniqin dhe ka thënë se shpreson që ai do të udhëheq me këtë institucion me paanshmëri.

“Ka pas shumë vendime që e kanë lënduar procesin demokratik të vendit tonë, shpresoj që ju do ta siguroni një paanshmëri në vendimmarrje”, është shprehur ai.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka përmendura edhe njëherë vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga kryesimi i KQZ-së. Ajo e ka quajtura të paprecedentë këtë vendim, raporton EO.

Poashtu Deliu Kodra është shprehur e shqetësuar për mos emërimin e një anëtari të dytë nga PDK-ja në KQZ, ku sipas saj ky vend po tentohet t’i lihet një kandidateje për deputete nga Lista “Guxo”.

“Them atë që e kemi thënë si PDK duhet të ndalemi në disa pika të cilat me i kemi adresuar shqetësimet tona. Them që e kam lexuar raportin dhe e vlerësoj punën dhe i kuptoj sfidat që janë përballur gjatë pandemisë”.

“E para ka të bëjë me veprimet e presidentiës Osmani qe po bën shkelje të Kushtetutës duke mos e zbatuar atë për emërimin e një anëtari të dytë të PDK-së dhe për partinë VAKAT një anëtar”.

“Ne konsiderojmë që po bëhet një shkelje tipike nga presidentja e vendit për faktin se kandidati i tretë që pritet të hyj në KQZ është një kandidatë e Listës Guxo. Është e paprecedent mënyra se si Osmani ka shkarkuar një zonjë që ka respektuar ligjet e Kosovës”.

Deputeti tjetër i kësaj partie, Hajdar Beqa ka thënë se Kosova ka nevojë për një refomë zgjedhore, por jo që një gjë e tillë të bëhet me nguti.

Tutje në Komision fjalën e pati deputeti Besnik Tahiri nga AAK-ja, kërkoi të di se sa është përgatitë KQZ-ja për zgjedhjet lokale.

“Raporti për vitin 2020 është narrativ, shpjegues e sqarues. A e kemi fjalën për të bërë diçka reformë më këtë periudhë kohore apo diçka më afatgjate, përgatitjet për zgjedhjet lokale në çfarë fazë janë”, ka pyetur ai.

Ndërsa Doarsa Kica-Xhelili ka dashur të di se pse nuk është bërë sa duhet në zhvillimin teknologjik të KQZ-së meqenëse sipas saj, në raport thuhet se nuk është shpenzuar i gjithë buxheti andaj kjo nuk shihet si pengesë.

“Nuk kërkojë që të ndryshoj ligji tani pasi është në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese, por ndryshimi i ligjit duhet vijë pas zgjedhjeve dhe pas një reformë zgjedhore”, është përgjigjur Radoniqini pyetjes së Tahirit.

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj tha se për shkak të rinumërim të votave procesi deri te shpallja e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme ka zgjatur deri 52 ditë.

Poashtu ai ka thënë se aktivitetet e shumta që kanë ndodhur gjatë vitit 2020 e kanë sfiduar Kamionin Qendror të Zgjedhjeve dhe nuk kanë lënë hapësirë për përmirësimin e mangësi e nga mësimet e nxjerra të viteve paraprake.

Lexo më shumë:

Të ngjashme