Kreu i Kuvendit e pret në takim presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç

Prishtinë | 23 Dhj 2021 | 12:25 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka pritur në takim presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, raporton Ekonomia Online.

Milanoviç pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani, përderisa më pas do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Pasdite, Milanoviç do ta vizitojë Janjevën për tu takuar me komunitetin kroat atje.

Në ditën e dytë të vizitës, presidenti kroat do të qëndrojë në kampin e KFOR-it ku do të pritet nga Komandati Ferenc Kajari.

Milanoviç do të takohet edhe me forcat e armatosura kroate që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

Të ngjashme