Kriminelët të marrin dënimin maksimal, gratë dhe të miturit ta raportojnë dhunën

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 14:23 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në debatin parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli, ka përshëndetur përkrahësit e protestës së djeshme dhe të sotme, raporton Ekonomia Online.

Ai falënderoi mësuesit, policët dhe mjekët kosovarë që bëjnë një punë të jashtëzakonshme, por për shkak të disa personave të papërgjegjshëm të mos njollosen të gjithë qe ushtrojnë këto profesione të shenjta.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, tha se duhet fokus më të madh në diskutimin rreth shëndetit, edukimit e sigurisë ku këto institucione janë pikërisht ku i përkasin autorët e këtij krimi.

“Janë autoritetet e pushtetit, mësuesi, polici e mjeku kemi të bëjmë me dhune gjinore, rasti ne fjale duhet të jetë alarm për gjitha rastet  dhe që do ndodh nëse ndërmarrja jonë përfshihen me emocione por duhet hapa konkrete. Reagimi shoqëror që e ka përshëndet dhe inkurajon denoncimin e rasteve të tilla, një reagim i tillë duhet te reflektohet me reagim isnitucional, kjo seancë e ka këtë qellim me e krijuar një rezolute me masa konkrete qe duhet te merren parasysh nga ekzekutivi me saju gjendjen dhe me krijuar masa parandaluese për raste të tilla”, tha ai.

Ymeri tha se strehimoret për rehabilitimin e viktimave duhet të shtohen edhe më tutje në mënyrë që të kenë mbrojtje institucionale.

“Masat që duhet ndërmarrë janë për me iu kushtuar kujdes masave rehabilituese për viktima duhet të fuqizohen strehimoret dhe të shtohet numri i tyre sepse janë të pamjaftueshme në mënyrë që të kenë mbrojtje institucionale, duhet qe përveç kësaj institucionet të i ndërmarrin masa qe të krijojnë mekanizma qe e lehtësojnë denoncomi dhe qasjen e këshillave juridike dhe mekanizma tjerë qe parandalojmë raste të tilla për keqpërdorim të rasteve zyrtare si rastet e tilla”, shtoi Ymeri.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, tha se kriminelët që kryejnë vepra të tilla, duhet të marrin dënimin maksimal, ndërsa inkurajoi viktimat që të mos ndalen për të raportuar rastet ku preket morali i tyre.

“Kemi obligim që përmes komisioneve te monitorojmë ato çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e rendit të ligjit të ketë një përgjegjësi me të lartë dhe gjithë kriminelët qe bëjnë veprime të tilla të dënohen me dënime maksimale. Inkurajoj vajzat gratë që janë te cenuara dhe janë pre e ngacmimeve apo veprimeve që prekin ne moralin e tyre të lajmërojnë institucionet përkatëse dhe drejtësia të vihet në vend”, tha ai.

Deputetja nga Nisma Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, tha se me këtë akt që i ka ndodhur vajzës së mitur nga Drenasi është shkelur konventa e të drejtave të fëmijëve. Ajo kërkoi që mësuesit, policët dhe mjekët të cilët bëjnë vepra të tilla të u hiqet licenca në mënyrë që të mos mundin me të ushtrojnë profesionin e tyre.

“Ndërprerja e një shtatëzanisë është krim e sidomos kur prindërit e saj nuk kanë qenë të informuar për një gjë te tillë, është shkel Konventa për Mbrojtjen e Fëmijëve shteti duhet marrë gjitha masat të mos lejojnë që fëmijët të detyrohen të përfshihen në veprimtari të paligjshme e seksuale”, tha Balaj-Halimaj.

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila tha se ky rast është trajtimi i problematikës se sistemit të Kosovës. Ajo tha se edhe kolegët e policit e kanë ditur rastin pasi që nuk mundet të ketë qenë i izoluar dhe mosdorëzimi i telefonit e tregon sistemin e dështuar.

“Ky rast me fillimin e abuzimit tregon mungesën apo mekanizmin mbështetës se familjes ajo ka deklaru qartë se i ka tregu nanës ajo nuk ka pas mekanizëm për ketë por nuk është askush në shkolle me i ndihmuar vajzës nëse i afrohet një mësues dhe e ngacmon. Sot pash në lajme se ky polic nuk e ka dorëzua telefonin nëse ne kemi një sistem të mirë dhe polici dhe arsimtari njihen dhe polici e ka shantazhu i ka lajmëruar me tërheq padinë  dhe ajo e ka mbyll sepse e ka detyrua vajzën, ndërsa tani nuk dorëzohet telefoni tash është problemi tek sistemi dhe koleget e tij. Ky rast nuk ka mund me qenë i izoluar nga kolegët”, tha Kusari Lila.

Ajo kërkoi qe hetimi për ketë rast të mos vazhdoj në komunën e Drenasit aty ku filloi çdo gjë.

“Insistoj për një komunë të tille mos të trajtohet ne Drenas sepse koleget e policit e kane ditë dhe nuk e kanë denoncuar nuk mundet me mbet ne atë prokurori por duhet në një stacion tjetër kur rrethanat e tilla nuk i prekin. Në një hetim të thjeshtë të telefonave të kolegeve mundet me u zbulua që nga fillimi”

Kusari-Lilaj tha se ky rast do duhet të bënte bashkë pozitën e opozitën, mungesa e ministrave në ketë seancë tregon mosseriozitetin ndaj këtij rasti të turpshëm.

?DREJTPËRDREJT – Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për rastin në Drenas

Posted by EkonomiaOnline on Friday, February 8, 2019

Të ngjashme