Kritikat e Erdoganit ndaj Haradinajt edhe në mediat botërore

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 08:18 | Nga

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjendet në vazhdën e kritikave nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Kjo ngjarje me deklarata të presidentit turk ndaj kryeministrit kosovar ka rënë në sy edhe në mediat e huaja, pasi ato vazhdimisht janë duke ndjekur rrjedhojën e këtij debate të gjerë mes krerëve shtetërorë kosovarë me ata të huaj, njofton Klana Kosova.

Kritikat e ashpra të Presidentit turk Rexhep Taji Erdogan ndaj Kryeministrit kosovar Ramush Haradinajt, kanë zënë vend edhe në gazetën e njohur europiane Euronews.

Në artikullin e tyre të publikuar janë komentuar deklaratat e të parit të Turqisë, ku sipas tij Kryeministri i Kosovës duhet të ndjejë turp për shkarkimet që ka bërë në kabinetin e tij qeverisës pas aksionit policor për deportimin e gjashtë shtetasve turq pasi pretendohet se kanë dorë në grusht-shtetin e vitit 2016-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme