Kritikohet Albin Kurti për mos reagim ndaj arrestimit të ish aktivistit të VV-së nga policia serbe

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 21:38 | Nga Ekonomia Online

Ish-kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës, Gëzon Kastrati ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për mos reagim ndaj arrestimit të ish-aktivistit të VV-së, Blerim Maqestena nga policia serbe.

Blerim Maçastena dhe Berat Mexhuani janë arrestuar dhe dënuar me një muaj paraburgim nga autoritetet serbe, pasi kanë kaluar vijën kufirare me Serbinë për shkak të humbjes së orientimit si pasojë e mjegullës.

Më poshtë reagimi i plotë i Kastratit pa asnjë ndërhyrje:

Mungesa e njerzillekut ne VV eshte seriozisht shqetesuese

Blerim Maqastena eshte angazhuar ne vitin 2005 ne KAN, organizate qe pastaj u transformua ne Vetevendosje. Pervec simpatise qe e ka pas prej diteve te para per ato aksione, rasti i angazhimit te tij ka qene shume i vecant. Per kete vecanti eshte perkujdes vet Albin Kurti me na e rikujtu duke e treguar si ngjarje interesante me dhjetra apo qindra here sa ishim ne VV.
Ne nje nga aksionet e kesaj organizate te udhehequr nga Albin Kurti qe trajtonte fatin e te pagjeturve, policia kishte filluar arrestimin e disa aktivisteve duke perfshire edhe Albin Kurtin. Rastesisht ka qellu afer edhe Blerimi bashke me vellaun e tij te cilet kishin blere gjesende per shtepi dhe qe i kishin duart e ngarkuara me qese. Ne momentin qe e sheh ngjarjen e arrestimit, Blerimi ia leshon qeset vellau te tij dhe i shkon per ndihme aktivisteve qe ishin duke u arrestuar edhe pse nuk njihej personalisht fare me ta. Ne mundesine e pare e kap per kembe Albinin duke mos lejuar arrestimin e tij nga Policia. E mbane fort te shtrenguar derisa ne nje moment Albini i kerkon qe t’ia leshoj kemben sepse ishte duke e lenduar aq fort qe e mbante. Madje disa dite pas kesaj ngjarjeje, meqe nuk e ka njohur asnjeri nga pjesemarresit Blerimin, kishin pyetur e kishin kerkuar per ate djale qe na ndihmoi ate dite. Derisa ishte paraqitur vet Blerimi ne zyra per tu anetaresuar. Keto fjale sic thash edhe me larte nuk po i hiperbolizoj fare, i kam degjuar shume here, madje drejteperdrejte nga vet Albini.
Shume ngjarje te Blerimit rreth perballjeve me policine neper aktivitete te VV-se per 13 vite (qe nga themelimi i saj), e sidomos kjo qe e permenda me lart, na jane treguar vazhdimisht ne VV-se per te na frymzuar sesi duhet te perballemi me policine dhe sesi duhet te mbrojme njeri-tjetrin. Gjithashtu, sic thash edhe me lart, per kete eshte perkujdesur vete Albini ne shumicen e rasteve.
Blerimi ishte i angazhuar shume perpara meje ne VV dhe per nje gje me ka lene shume pershtypje. Nuk ka pas aktivist/e ne VV qe nuk e ka dashur dhe nuk e ka pas raportin shume te mire me Blerimin.
Blerimi eshte arrestuar nga autoritetet e Serbise para dy dite dhe sot ne gjykate i jane dhene 30 dite paraburgim. Asnje fjale nga Albini, asnje fjale nga te gjithe aktivistet e VV-se qe e kishin shok te afert. Jo vec per raportin e tij qe e kane pas, po per skandalin ndershtetror qe eshte duke ndodhur. Po te mos ishte i arrestuar Blerimi qe u largua nga VV-ja, po te ishte ndonje qytetar i tjeter, kete ngjarje do e pervetesonte VV me akuza prej me te rendave.
Kaq eshte njerzilleku i VV-se, i Albinit dhe i aktivisteve te tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme