‘Kriza Kosovë-Serbi do të vazhdojë edhe përgjatë vitit 2019’

Prishtinë | 29 Dhj 2018 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Historiani dhe politikani serb, Predrag Markoviç, ka thënë se kriza ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë edhe në vitin 2019.

Sipas tij, problemet ndërmjet dy shteteve janë shumë të mëdha.

Ai ka folur edhe për presionin e fuqive të mëdha, për të gjetur një kompromis rreth çështjes së Kosovës. Markoviç thotë se kjo do të jetë një sfidë e madhe për lidershipin politik në Serbi.

“Problemi rreth Kosovës na ka shoqëruar gjatë gjithë vjeshtës, dhe jam shumë i sigurt se i gjithë ky akumulim i krizës, do të vazhdojë edhe në vitin 2019”, ka thënë Markoviç për tanjug, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në letrën e dërguar ditë më parë në adresë të Aleksander Vuçiqit e Hashim Thaçit, kishte thënë se SHBA-ja është e gatshme të përfshihet në dialog për gjetjen e një zgjidhje finale e historike, të cilën do ta nënshkruanin të dy presidentët në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë mbeten të shihen modalitetet e përfshirjes së administratës së Donald Trump në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sa i përket udhëheqjes së dialogut nga Bashkimi Evropian ka hedhur kritika të shumta në adresë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, për të cilën thotë se i ka dalë dialogu nga duart.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme