Kriza në Telekom, deputetët kërkojnë seancë të jashtëzakonshme

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 10:41 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Edhe një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme ka ardhur nga deputetët e Kuvendit e Kosovës, kësaj radhe për gjendjen në Telekom, raporton Ekonomia Online.

Albulena Haxhiu nga VV, në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, ka ftuar deputetët që të nënshkruar për seancë të jashtëzakonshme.

“Së fundi ka pasur edhe kërcënime të pronarëve të devollit kryesisht Blerim devollit karshi Telekomit për zbatim të arbitrazhit. Besoj se kjo është rrethanë e re dhe si komision duhet të shohim mundësinë si të veprojmë në këtë drejtim. Duhet të kërkojmë nga gjykata që të gjejë një zgjidhje nga kjo situatë që të pezullohet përkohësisht kontratën me z mobile. Duhet të veprojmë në këtë drejtim dhe jo të heshtim. Kërkoj ta mbështesni një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme që specifikisht do fokusohet në kërcënimin e fundit që devolli i ka thënë Telekomit. Nuk duhet të heshtim dhe duhet të veprojmë”, tha ajo.

Milaim Zeka nga Nisma tha se e mbështet këtë.

“E mbështes atë që tha Albulena. Masi do të thirret një seancë besoj atje do bisedojmë më gjerësisht”, tha Zeka.

Armend Zemaj nga LDK, tha se në këtë fazë të mos e përziejnë seancën me punën e Komisionit.

“Si ide po ndërlidhet me punën tonë si komision. Kisha mendua që në ketë fazë të mos i përziejmë gjërat. Lus edhe Albulenën jam për me mbajt por pa e përfshi punën dhe aktivitetin e komisionit sepse ne tash kemi me u fut në fazën e intervistimit dhe do dalin tema nga njerëzit që intervistojmë. Mendoj që interesi ynë nuk është që ne mund ti përmirësojmë pasojat por ne duhet ti evidentojmë pasojat. Çdo kush që i ka venë duart ne duhet tash ti evidentojmë”, tha Zemaj.

Bekim Haxhiu nga PDK tha se për situatën e krijuar në Telekom duhet të diskutohet në Kuvend dhe me Qeverinë, raporton EO.

“Jam me diskutua, por me diskutua në kuvend me qeverinë për me gjet zgjidhje me nxjerrë Telekomin prej situatës. Nëse i ka ardh mirë kur ka marrë devidentë prej Telekomit tash duhet me marrë edhe përgjegjësi”, tha ai.

Kryesuesi i këtij komisioni, Visar Ymeri tha se kërkesa e tillë për seancë nuk mund të parashtrohet në Komision, por deputetët nëse duan mund të nënshkruajnë jashtë tij.

Komisioni Hetues gjendjen në Telekom ia paraqet Zyrës Ligjore të Kuvendit të Kosovës

Si kërkesë e deputetes nga radhët e VV, Albulena Haxhiut, në rend dite të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala, është futur kërkesa që Komisioni t’ia dërgojë një letër Gjykatës përmes së cilës, sipas saj, deputetët ia paraqesin gjendjen në të cilën gjendet Telekomi. raporton Ekonomia Online.

“Ka dy çështje. E para është kërkesë e imja si vv që ky komision t’ia dërgojë një ketër gjykatës dhe t’ia shpjegojë situatën. Duhet të sillemi në rrethana të jashtëzakonshme, ti shkruajmë gjykatës se cilat janë mundësitë e pezullit dhe çështja tjetër që unë në mënyrë kolegiale të thërrasim një seancë sepse duhet të veprojmë urgjentisht për shkak të kërcënimit që ka ndodhur”, tha ajo.

Por, kjo ide nuk gjeti përkrahjen e LDK-së dhe PSD-së.

Armend Zemaj nga LDK kërkoi që së pari të shkojnë sipas zyrës ligjore të Kuvendit.  Kryesuesi i komisionit, Visar Ymeri u pajtua me propozimin e Zemajt.

“Unë jam dakord që të shkojmë përmes zyrës ligjore të kuvendit dhe pastaj të shohim se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim”.

Mirëpo, Haxhiu u shpreh skeptike ndaj Zyrës Ligjore të Kuvendit duke thënë se nga përvoja, ata kanë hezituar të japin mendime rreth disa çështjeve.

E, Ymeri tha se përmes Gjykatës mund të zvarritet edhe më tepër se përmes zyrës ligjore.

“Mendoj që përmes gjykatës mund të zvarritet më shumë puna se sa në zyrën ligjore. Sidoqoftë mendoj se duhet ta trajtojmë bazën ligjore si komision. Situata e rëndë në Telekom dhe veçanërisht kjo fazë që Telekomi është i detyruar ta rikthejë një borxh është shumë komplekse pavarësisht çka mendojmë ne”, ka thënë ajo.

Kurse deputeti nga Nisma, Milaim Zeka tha se deputetët nuk kanë të drejtë ligjore t’i drejtohen Gjykatës për çka propozoi t’i adresohen Zyrës Ligjore të Telekomit.

Anëtarët e Komisionit u pajtuan që të shkojnë përmes Zyrës Ligjore të Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme