Krydiplomatja e Gjermanisë këtë javë e viziton Kosovën

Prishtinë | 09 Mar 2022 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock do ta vizitojë Kosovën këtë javë, raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

Baerbock do ta vizitojë Moldavinë në fundjavë, ku do të takohet me presidenten Maia Sandu, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Gjermanisë.

Ndër temat që do të diskutohen të shtunën është situata në fqinjin e Moldavisë, Ukrainën, tha zëdhënësi.

Përveç Kosovës e Moldavisë, Baerbock do të vizitojë gjithashtu Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë gjatë kësaj jave, u tha gazetarëve zëdhënësi gjerman në një konferencë të rregullt për shtyp të mërkurën.

Të ngjashme