Kryediplomati grek në presidencë, pritet nga Osmani

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 12:00 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, i cili e ka uruar për detyrën dhe i ka dëshiruar sukses në mandatin e saj, raporton Ekonomia Online.

Presidentja Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve janë të mira dhe ka potencuar se njohja e Kosovës nga Greqia do t`i thellojë edhe më tej marrëdhëniet bilaterale e multilaterale ndërmjet të dy vendeve. Në këtë kontekst, zonja Osmani, gjithashtu ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në mekanizmat e euro-atlantik të sigurisë.

Presidentja Osmani ka potencuar edhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në sferën e turizmit e kulturës.

Ndërkaq ministri Dendias i ka dhënë mbështetje Kosovës në rrugën evropiane, sikurse edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Gjatë kësaj vizite kryediplomati grek fillimisht është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kryediplomati grek do të takohet edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Dendias ka vizituar Kosovën edhe më 9 tetor të vitit të kaluar.

Të ngjashme