Kryediplomati grek vjen sot në Kosovë, çfarë tha herën e fundit në Prishtinë

Prishtinë | 08 Qer 2022 | 07:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias sot vjen në Kosovë.

Kryediplomati grek do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani pasdite në takim.

Zyra e Presidencës përmes një komunikate për media bëri të ditur se takimi do të fillojë në orën 15:00.

Kjo do të jetë vizita e tretë e Dendias në Kosovë brenda tri vitesh.

Dendias e pati vizituar Prishtinën edhe në qershor të vitit të kaluar, ku u prit nga presidentja Osmani.

Të ngjashme