Kryediplomati i Kosovës përfshihet në organizimin e protestave të VV-së në kohë pandemie

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht ka dalë hapur pas demantimit nga mediet për organizimin e protestave, madje në organizimin e tyre po shihet edhe ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, shkruan Gazeta Metro.

Konjufca së bashku me organizatorin kryesor të protestave, Valdrin Ahmeti, si dhe të tjerët Arbër Zaimin, Tropikë Agaj, Filiz Mustafa dhe Valon Hoti kanë paralajmëruar për nesër një “ditë të nxehtë”.

Për nesër Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se në shesh do të mbledhin deri në 5 mijë persona, derisa për këtë organizim që e kanë quajtur përgatitje për protestë e kanë kërkuar edhe lejen e policisë.

Ish-kandidati për deputet në LVV ka publikuar në profilin e tij në Facebook një fotografi ku po paralajmëron “nxemje”.

“Te enjtet janë njëfarë nxemje në Prishtine ”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë se pikat e kuqe në shesh të vendosura u vendosën kinse nga organizata joqeveritare e të pavarura, mirëpo gjithçka rezulton negative më vonë kur u pa se kjo ishte koordimin me LVV’në, pra organizata të afërta me partinë në pushtet.

Te enjtet jane njefare nxemje ne Prishtine 😁

Gepostet von Valdrin Ahmeti am Mittwoch, 27. Mai 2020

Të ngjashme