Kryediplomati italian: Përmes dialogut deri në zgjidhjen përfundimtare Kosovë-Serbi

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Shefi i diplomacisë italiane, Luigi Di Maio ka thënë se Italia është e bindur se asistenca e ofruar nga Brukseli, me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara, për dialogun Kosovë-Serbi është një mundësi historike për të dyja palët.

Di Maio tha në Beograd se për këtë arsye do të inkurajojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje.

Në një konferencë të përbashkët me homologun e tij serb Nikola Selakoviq, ai tha se ky do të ishte një mesazh që ai do të përsëriste për disa orë edhe në Prishtinë që do ta vizitojë pasdite, raporton Tanjug.

Në vendin tonë, ministri italian do të takohet me kryeministrin, Albin Kurti, homologen e tij Donika Gërvalla, kryekuvendarin Glauk Konjufca si dhe do të ketë edhe një adresim para ligjvënësve kosovarë.

Të ngjashme