Kryediplomatja Gërvalla ftohet nga Sekretari Blinken për të marrë pjesë në “Summit of the Americas”

Prishtinë | 07 Qer 2022 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është ftuar nga Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken për të marrë pjesë në “Summit of the Americas” që do të mbahet në Los Angeles të ShBA-ve.

Shefi i Stafit të Gërvallës, Sharr Jakupi, ka publikuar ftesën e Blinken për kryediplomaten kosovare.

Ai ka shkruar se është hera e parë që Kosovës përfaqësohet në këtë samit ndërkaq, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetërorë.

“Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony J. Blinken do të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Angeles të ShBA-së. Kjo është hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet në ketë Samit. Në marxhinat e këtij Samiti, ministrja Gërvalla do të zhvilloi takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetëror si dhe do të vazhdoj lobimin për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar ai.

Të ngjashme