Kryediplomatja suedeze: OSBE-ja është neutrale ndaj statusit të Kosovës, e mbështesim zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 14:22 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Përgjithshëm e OSBE-së, njëkohësisht dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë Ann Linde, pas vizitës në Kosovë ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se për tu bërë anëtare e kësaj organizate duhet që të dakordohen 57 vendet anëtare.

Linde më tej shtoi se janë neutral ndaj statusit të Kosovës. Sipas saj, OSBE-ja ka qenë përkrahjes e dialogut me Serbinë dhe ka mbështetur zbatimin e marrëveshjeve.

“OSBE-ja ka rregulla të veta për aktivitet. Kryesorja është konsensusi apo vendimmarrja dhe nënkupton që 57 pjesëmarrës duhet të dakordohen”.

“Ne jemi neutrale ndaj statusit. Jam këtu në dy role të ndryshme. OSBE-ja është përpjekur të kërkoj pjesëmarrje në takime të Kosovës”.

“Mendoj se bashkëpunimi nga institucionet e Kosovës është kyç. Kur është fjala për dialog është proces i lehtësuar nga BE-ja. OSBE-ja e ka mbështetur zbatimin e marrëveshjeve që janë në mandat të OSBE”.

Fillimisht ajo ka folur për barazinë gjinore fuqizimin e grave, drejtësinë tranzicionale si dhe potencialin e grave për ndërtimin e besimit.

Sipas saj, gratë lujanë rol të rëndësishëm në ndërimin e mirëqenies së përgjithshme, raporton EO.

Ndihmës sekretarja e Përgjithshëm të Kombeve te Bashkuara dhe zëvendësdrejtoresha Ekzekutive e UN Women, Asa Regner, tha se gratë duhet të mbështet dhe duhet që të rritet pjesëmarrja e grave në pozita vendimmarrëse.

Të ngjashme