Kryediplomatja suedeze: Prishtina dhe Beogradi të përparojnë në normalizimin e marrëdhënieve

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesja e OSBE-së, njëkohësisht Ministre e Jashtme në Suedi, Ann Linde, është takuar me Ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz.

Në një postim në Twitter, Linde tha se takimi me Gërvallen ishte i shkëlqyeshëm.

“Rifillimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit është inkurajues. Të dyja palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të avancuar normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Linde.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme