Kryekuvendari Konjufca po qëndron në Bruksel, në Samitin e dytë të Parlamentit Evropian

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Parlamentin Evropian, në Bruksel.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryekuvendari Konjufca do të marrë merr pjesë në Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian me Kryetarët e Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të diskutohet për rolin themelor të parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së në epokën pas Covid-it dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar.

Po sot, në kuadër të vizitës, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të takohet edhe me Komisionin për Punë të Jashtme (AFET) dhe delegacionet e përhershme të PE për Ballkanin Perëndimor, si dhe me zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, Fabio Massimo Castaldo.

Agjenda e plotë:

12:30 – 14:00 Takimi me Komisionin për Punë të Jashtme (AFET) dhe delegacionet e përhershme të PE për Ballkanin Perëndimor

15:00 – 17:00 Samiti i KryetarëveRoli themelor i parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së në epokën pas Covid-it

Forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit parlamentar në procesin e zgjerimit

Miratimi dhe nënshkrimi i deklaratës së përbashkët

17:30 – 18:00 Takim me zv. Presidentin e Parlamentit Evropian z. Fabio Massimo Castaldo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme