Kryeministër, kërkoju falje punëtorëve të krahut që i quajte analfabetë

Prishtinë | 03 Sht 2022 | 14:05 | Nga Hykmete Bajrami

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që t’u kërkojë falje punëtorëve të krahut, pas deklaratës së tij në konferencë për medie, me ç’rast i fajësoi sindikalistët dhe mësimëdhënësit se po nxjerrin analfabetë funksionalë.

“Kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani”, deklaroi Kurti.

Në një postim në Facebook, ish-ministrja Bajrami ka thënë se këta punëtorë krahu sjellin qindra miliona euro për Kosovën përmes remitencave dhe se janë plot arsye tjera pse ata janë larguar nga vendi e po vazhdojnë të largohen.

POSTIMI I PLOTË:

Kryeministri i quajti analfabetë punëtorët e krahut që punojnë jashtë Kosovës. z. Kurti tha se shkaku se po dalin analfabetë nga shkolla po shkojnë punëtorë krahu në Gjermani.

Këta punëtorë të krahut e kanë mbajtur Kosovën. Ata nuk janë analfabetë.

Janë larguar në vendet e BE e deri në Amerikë jo pse janë analfabetë. Janë plot arsye tjera pse janë larguar dhe po largohen edhe sot nga atdheu.

Ka shembuj gjithandej të punëtorëve të krahut të zotë që sot kanë krijuar biznese të suksesshme në gjithë botën. Këta punëtorë krahu sjellin qindra miliona euro për Kosovën përmes remitencave!

Prandaj, Kryeministër kërko falje!

Të ngjashme