Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Prespës

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar pjesëmarrjen në Samitin e Prespës që do të mbahet në korrik të këtij viti.

Kjo u bë e ditur nga takimi që Kurti pati sot me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Në Samitin e Prespës pritet të takohen liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Në takim gjithashtu u diskutua për situatën me pandeminë Covid-19 në të dy vendet, masat e ndërmarra nga qeveritë për ndaljen dhe uljen e trendit të infektimeve, për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit dhe përpjekjet e pareshtura për sigurimin e dozave të reja të vaksinave kundër Covid-19”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme