Kryeministri bullgar nesër viziton Kosovën

Prishtinë | 15 Pri 2018 | 16:30 | Nga

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, shtet ky që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian, nesër vjen për vizitë në Kosovë.

Zyra për informim e Presidencës ka konfirmuar ardhjen e kryeministrit bullgar.

Takimi do të fillojë në ora 10:00, ku mediet lejohen të marrin vetëm pamje, ndërsa pas takimit do të ketë edhe konferencë për media.

Borissov ka pranuar ftesë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi. I pari i vendit ditë më parë kishte zhvilluar një bisedë telefonike me të, ku ndër të tjera kishin folur edhe për Samitin e Sofjes, që vlerësohet i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të ngjashme