Kryeministri e quan “mashtrues ordiner” edhe Albin Kurtin

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 20:33 | Nga

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur sërish për dorëheqjen e prokurorit Special, Elez Blakaj, duke thënë se ia ka kthyer shpinën sistemit të drejtësisë dhe i ka ‘mëshuar thikë sistemit të drejtësisë’.

Haradinaj ka thënë se Blakaj i mëshoi thikë pas shpinë drejtësisë kosovare duke ikur aq larg.

“Nëse mendon dikush se në këtë formë ngritet, duke i mëshu thikë mas shpine sistemit të drejtësisë me shku me ikë larg, le ta harron që ngritet kështu. Blakaj i mëshoi thikë sistemit të drejtësisë”, tha Haradinaj.

Haradinaj është përgjigjur edhe pas komenteve lidhur me deklaratën e tij ku e quajti Blakajn ‘hajn të pulave’ dhe ‘pishpirik’, ai madje është nxehur shumë me reagimin e liderit të VV’së, Albin Kurti.

Kryeministri e ka quajtur Kurtin si mashtrues dhe ordiner, sipas tij Kurti i ka mashtruar edhe njerëzit e vetë që ka pasur, shkruan gazetametro.net.

“Tash del e shet moral, kush çka është. Albini është mashtrues ordiner, ai ka mashtru edhe njerëzit e vet. Nuk mundet një njeri si ai me dal me ndal Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

I pari i Qeverisë tha se po i njëjti Albin Kurti nuk ka respektu gjykatën e prokurorët, e tani i ka dalur në mbrojtje atyre.

“Albini kurrë se ka humb asnjë shans mi ofendu institucionet e ligjit. Nuk e ka respektu gjykatën e jo më prokurorët. E tash ka dalë me mbrojtë prokurorin, bash atë që e ka refuzu. Nëse ka dikush në këtë vend prej 99 që i ka dhënë mundësi ligjit, jam unë”, ka thënë Haradinaj në RTV 21.

Të ngjashme