Kryeministri Haradinaj homazhe për nder të 28 Nëntorit

Prishtinë | 26 Nën 2017 | 09:13 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot e ka agjendën e ngjeshur. Ai do të bëjë homazhe në 8 vende për nder të dëshmorëve dhe figurave që kontribuuan në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Këto homazhe, shefi i qeverisë po i bën për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Homazhet që do të bëjë Haradinaj:

Ora 10:00- Homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit, Sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë;

Ora 10:20- Homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në Velani;

Ora 11:30- Homazhe te varrezat e Familjes Jashari, në Prekaz. Pas homazheve vizitë në familjen Jasharaj;

Ora 13:00- Homazhe në Sheshin “Shkelzen Haradinaj” në Pejë;

Ora 13:30- Homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan;

Ora 15:00- Homazhe te Shtatorja e Edmond Hoxhës, në Junik;

Ora 15:30- Homazhe në nderim të Betejës së Koshare, në Koshare;

Ora 16:00- Homazhe te varrezat e dëshmorëve, në Gjakovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme