Kryeministri Haradinaj “nuk ka kohë” për shqiptarët e veriut

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 08:17 | Nga

Që prej ardhjes së Ramush Haradinajt në krye të ekzekutivit, Zyra e kryeministrit është shndërruar në “odë” pritjeje për politikanë, bashkëpartiakë, familjarë e klerikë fetarë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për secilin prej këtyre takimeve lëshoi edhe komunikata zyrtare.

Nuk munguan as daljet e Haradinajt në terren nëpër disa komuna në jug të Kosovës. Por në vizitë nuk u shkoi e as konak nuk u bëri ende përfaqësuesve politikë të shqiptarëve në komunat veriore.

Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin-Potoku dhe Zveçani popullohen me shumicë serbe, derisa të gjithë kryetarët janë nga radhët e Listës Serbe, subjekt ky që është në koalicion me Haradinajn në Qeveri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme