Kryeministri Haradinaj nxjerr konsullin nga takimi: “Dilni kryeni punë bashkëatdhetarëve”

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka nxjerrë jashtë konsullin në Berlin, Binak Berisha, nga takimi me ambasadorin Beqë Cufaj.

Kjo për shkak se Haradinaj para takimit u takua me një grup bashkëatdhetarësh të cilët shfaqën shqetësimin para tij për mos kryerjen e obligimeve nga ana e ambasadës në ditën e sotme.

Haradinaj e ka dëgjuar ankesën dhe menjëherë në takim në mënyrë të drejtpërdrejt e ka kritikuar konsullin për viza në Ambasadën në Berlin.

“Këto praktika nuk duhet të ndodhin asnjëherë, në emër të takimeve t’i lini punët pa përfunduar, qoftë edhe takimi me mua”,

Kësisoj, Haradinaj i është drejtuar konsullit duke i thënë të dalë jashtë dhe të merret me ata njerëz për t’ju kryer punët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme