Kryeministri Haradinaj pret në takim ambasadorin britanik O’Connell

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Haradinaj ka bërë të ditur se me O’Connell ka diskutuar për situatën politike në vend dhe progresin substancial në Kosovë.

”Në takim me ambasadorin britanik Ruairí O’Connell, diskutuam për situatën politike në vend dhe progresin substancial që Kosova ka shënuar në rend e ligj. Shpreha edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë për të fuqizuar angazhimin dhe bashkëpunimin me Britaninë e Madhe në të gjitha fushat e interesit tonë të përbashkët”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme