Kryeministri Haradinaj pret në takim ambasadorin O’Connell

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.

Haradinaj ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se është biseduar për marrëdhëniet bilaterale me Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Kryeministri është shprehur i përkushtuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë dhe fuziqojë bashkëpunimin në shumë fusha të interesit të përbashkët.

Haradinaj ka falënderuar ambasadorin dhe Britaninë e Madhe për rolin konstruktiv për procese të rëndësishme në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, ekonomisë dhe çështje të tjera politike. 

Postimi i plotë:

Takim i rregullt me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dyja vendeve. Theksova se Qeveria e vendit është e përkushtuar që të vazhdojë dhe fuqizojë bashkëpunimin në shumë fusha të interesit të përbashkët si dhe e falënderova për rolin konstruktiv të Ambasadorit dhe vendit të tij, për procese të rëndësishme në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, ekonomisë dhe çështje të tjera politike.

RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme