Kryeministri Haradinaj pret në takim Jamie Shean

Prishtinë | 24 Tet 2017 | 15:04 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, është takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj. Pas takimit nuk ka pasur prononcim për media.

Shea është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin. Kolegji UBT organizon konferencë ku do të diskutohet rreth të ardhmes euro-atlantike të Kosovës, ku prezanton edhe Shea.

Jamie Shea në vitin 1999, në kohën kur Aleanca Veri-Atlantike bombardonte Serbinë jepte informacionet më të reja lidhur me zhvillimet dhe ecurinë e fushatës ajrore sot do ta vizitojë Kosovën.

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ishte për një vizitë në Kosovë edhe në vitin 2016, kur u dekorua me Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut nga Kolegji AAB, me motivacion për shpëtimin dhe ndihmën refugjatëve gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Ai në këtë vizitë kishte thënë se vendimi i NATO-s për të bombarduar forcat serbe ishte i drejtë.

Të ngjashme