Kryeministri Haradinaj pret presidentin shqiptar Meta

Prishtinë | 11 Tet 2017 | 16:22 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Pas takimit nuk ka pasur prononcim për media, raporton Ekonomia Online.

Meta po qëndron në Kosovë me ftesë të homologut të tij, Hashim Thaçi. Ai është pritur me ceremoni shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova”, për të vazhduar më tej me takimin bilateral me presidentin Thaçi.

Meta pas takimit me Thaçi ka shprehur keqardhjen që Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend të rajon, banorët e të cilit nuk mund të lëvizin pa viza në zonën Schenge.

Thaçi ka pasur një kërkesë për të, që kosovarëve të ju mundësohet lëvizja e lirë, këtë të fundit të marrin nënshtetësi shqiptare.

Ndonëse thënë se e mirëpret një kërkesë të tillë, Meta u shpreh se kjo nuk është zgjidhja adekuatet në këtë moment.

Presidentit shqiptar ka takuar edhe kreun e Kuvendit, Kadri Veselin e do të ketë takim me krerët e partive parlamentare.

Ai dhe do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryeministri i Kosovës Haradinaj priti në takim Presidentin shqiptar, Meta

Kryeministri i Kosovës Haradinaj priti në takim Presidentin shqiptar, Meta

Lexo më shumë:

Të ngjashme