Kryeministri Haradinaj priti ambasadoren Apostolova

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 15:05 | Nga

Kryeministri i ri, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova.

Ambasadorja Apostolova e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën dhe për krijimin e institucioneve të reja të vendit.

Kryeministri Haradinaj dhe ambasadorja Apostolova biseduan për avancimin e rrugës euro-atlantike të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit rajonal si dhe për vazhdimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe të rendit, thuhet në një njoftim nga Kryeministria.

Kryeministri Haradinaj theksoi përkushtimin e qeverisë së re në përshpejtimin e përmbushjes së agjendës për reforma europiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Të ngjashme