Kryeministri Haradinaj priti Komisionerin e Lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Lamberto Zannier

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Lamberto Zannier dhe shefin e OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin rajonal, integrimin në shoqëri dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve, përmes edukimit dhe rritjes së mirëqenies sociale.

Gjatë takimit, Kryeministri Haradinaj,  tha se Kosova ka Kushtetutën më të avancuar sa i përket të drejtave të minoriteteve dhe ka shënuar hapa konkret në promovimin dhe avancimin e të drejtave të të gjitha minoriteteve, dhe integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj theksoi përkushtimin e Qeverisë në respektimin e plotë të të drejtave të komuniteteve, duke theksuar se Kosova mbetet shembull jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, për trajtimin e komuniteteve joshumicë.

Të ngjashme