Kryeministri Haradinaj priti në takim ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë

Prishtinë | 21 Nën 2017 | 15:20 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim të ngarkuarin me punë nga Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Fayez Altemyat.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi Altemyatin, për të arriturat në Kosovë, për angazhimet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët dhe për proceset demokratike që po zhvillohen në vend.

Kryeministri Haradinaj, po ashtu kërkoi nga ambasadori Altemyat ta ushtrojë ndikimin e tij te shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Ndërkaq, Fayez Altemyat e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e detyrës në udhëheqje të Qeverisë, duke i ofruar bashkëpunim në të gjitha aspektet e interesit të përbashkët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme