Kryeministri Haradinaj priti shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulos

Prishtinë | 12 Sht 2017 | 18:18 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulos.

Gjatë takimit, Papadopoulos e përgëzoi kryeministri Haradinaj për detyrën e re, duke vënë në pah bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë e Kosovës deri në përfundim të mandatit të EULEX-it.

Në takim, u ritheksua e ardhmja e këtij misioni, me fokus të veçantë reformat në sundimin e ligjit.

Duke qenë se mandati i EULEX-it është në fazën përfundimtare (qershor 2018), Papadopoulos theksoi se transferimi i kompetencave nga EULEX-i në institucionet e Kosovës do të realizohet në harmoni të plotë me planin e përbashkët të veprimit i cili do të hartohet nga shtetet anëtare të BE-së, EULEX dhe institucionet e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj është pajtuar për prioritetet e fazës tranzitore dhe transferimin e kompetencave, duke u zotuar se sfidat në këtë aspekt do të tejkalohen.

Po ashtu, është diskutuar konsolidimi i institucioneve të drejtësisë në veri të Kosovës. U theksua se Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet që t’i emëroj sa më shpejt gjyqtarët dhe prokurorët në veri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme