Kryeministri Haradinaj shkarkon zëvendësministrin e MBPZhR-së, Shukri Maxhunin

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, sot ka shkarkuar zëvendësministrin e Ministrisë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhunin, transmeton Ekonomia Online.

Kërkesa për shkarkimin e Maxhunit, Haradinajt i ka ardhur nga Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli.

Pacolli ishte shprehur se pavarësisht kush është , është një akt i papranushem që nuk pasqyron vizionin tonë për zhvillim dhe shërbime më të mira për qytetarët tanë.

Maxhuni ditë më parë ishte fotografuar duke vënë këmbët në dritare të veturës zyrtare.

Njoftimi i Haradinajt në Facebook:

Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni.

RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme