Kryeministri holandez shfaqet i zbutur për Kosovën: Ka progres për vizat, por…

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, shtet i cili është skeptik që t’u lejohet kosovarëve të udhëtojnë lirshëm në zonën shengen, ka pasur sërish dilema nëse duhet të ndodhë liberalizimi i vizave.

Ai këto qëndrime i bëri para gazetarëve kur po fillonte Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

“Sa i përket Kosovës ka më shumë progres drejt liberalizimit të vizave, akoma jo, por mendoj se ata po bëjnë hapa”, tha Rutte.

Kryeministri holandez Mark Rutte para gazetarëve në Bruksel

Në margjina e samitit, presidentja Vjosa Osmani, është parë duke biseduar edhe me kryeministrin holandez por edhe me presidentin Macron.

Franca dhe Holanda janë dy vendet e unionit që pavarësisht plotësimit të kritereve nga Kosova për heqje vizash akoma hezitojnë të marrin vendimin pro.

Pasdite, 27 liderët e BE-së do të zhvillojnë takimin e brendshëm të tyre në kuadër të Këshillit të BE-së.

Ata do të mblidhen edhe nesër për të diskutuar çështje të ndryshme. Edhe pse liberalizimi i vizave për Kosovën s’është në agjendë, ka shpresë që kjo të diskutohet nga udhëheqësit e BE-së.

Të ngjashme