Kryeministri Hoti flet nga Shtëpia e Bardhë: Bëmë edhe një hap tjetër drejt normalizimit të raporteve

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes së sotme në Shtëpinë e Bardhë, është një moment i rëndësishëm për Kosovësn por dhe rajonin.

Hoti ndërsa qëndroi pranë Presidentit amerikan Donald Trump, tha se me këtë ujdi Kosova bëri edhe një hap tjetër drejt normalizimit të raporteve me Serbinë, njofton Klan Kosova.

”Ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin. Ne jemi të nderuar të bashkëpunojmë së bashku”.

”Ne bëmë edhe një hap tjetër drejt normalizimit të raporteve”.

”Ne kemi të njëjtat vlera, demokracinë. Ne jemi për nisjen sa më të shpejtë të implementimit të kësaj marrëveshjeje”.

Të ngjashme