Kryeministri Hoti liron nga detyra ministren Haradinaj- Stublla

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka liruar nga detyra ministren në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ministrja Haradinaj-Stublla përmes një letreje i ka ofruar Kryeministrit Hoti, dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e ministres së Republikës së Kosovës për Punë të Jashtme dhe Diasporës.

Ditëve në vazhdim, kryeministri Hoti do të emërojë ministrin e ri të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Të ngjashme