Kryeministri Hoti: Mora mbështetje të fuqishme nga Gjermania e Franca

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se sot e ka marrë një mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca.

Në një postim në Facebook, kreu i Qeverisë ka shkruar se është i lumtur nga urimi që ka marrë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, që siç thotë Hoti, e ka shprehur gatishmërinë për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm me Republikën e Kosovës.

“Jam shumë i lumtur të ndaj me ju urimin që mora nga Shkëlqesia e saj, Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila po ashtu shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.

Hoti ka thënë se ka pasur një bisedë telefonike edhe me këshilltarin e presidentit francez, të cilin thotë se e ka falendëruar për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Sot pata edhe një bisedë të ngrohtë telefonike me z. Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, të cilin e falënderova për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve eurotlantike”, ka shkruar kryeministri.

Të ngjashme