Kryeministri Hoti në AShAK prezanton parimet e dialogut, thotë se do ta udhëheqë vetë

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 13:56 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti ka prezantuar në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK) platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Hoti para akademikëve prezantoi siç e quajti kornizën e dialogut. Kreu i Qeverisë shtoi se këtë proces do ta udhëheq vet, përderisa ftoi të gjithë liderët e partive të jenë pjesë e këtij procesi.

Ai madje ka bërë të ditur se do të kërkojë edhe formimin e një komisionin parlamentar për dialogun me Serbinë.

“Me shpalljen e shtetit të pavarur aty kanë përfunduar të gjitha kompromiset e mundshme. Dialogu do të zhvillohet mbi bazat e Kushtetutës, e udhëheqë kryeministri i vendit”.

“Tri janë parimet që do tu përmbahem: integriteti territorial është i panegociushëm, në marrëveshjen që duhet të arrihet për njohje reciproke, organizimi kushtetues është i panegocueshëm, marrëveshja duhet të arrihet në frymën e Kushtetutës”.

“… e para njohja reciproke, që na siguron ulësen në OKB, njohje nga 5 vendet e BE-së, që nuk na kanë njohur. Të adresojmë çështjet e të pagjeturve dëmet e luftës, kthimi i pensioneve etj”.

“Pas çdo rundi të dialogut do të informojë në detaje.  Nga këtu i ftoj liderët e partive që të na dëgjojnë dhe të bëhen pjesë e procesit”.

“Do të themeloj këshillin e ekspertëve për dialog, nga fusha akademike nga shoqëria civile, njerëz me përvojë me negociata. Do të kërkojë edhe themelimin e komisionit parlamentarë për dialog”.

Kryetari i AShAK-ut Mehmet Kraja, tha se baza për marrëveshjen me Serbinë duhet të jetë Kushtetuta e Kosovë, raporton EO.

“Ndarja e Kosovës nuk mund të zëvendësohet as t’i gjendet alternativa kuptimore si korrigjim të territoreve, si kundër nuk mund të ketë asociacion, si kundër që janë hedhur në publik nga njerëz për interesa me Serbinë”.

“Baza për marrëveshjen me Serbinë duhet të jetë Kushtetuta e Kosovës. As sot nuk e kam të qartë nga e kanë marr të drejtën një numër i politikanësh nga ju u buron kjo e drejtë. Faktori politik i Kosovës nuk mund të paraqitet i ndarë si tash dikush do dialog me ndërmjetësimin e BE-së e dikush me ShBA-në”.

“Marrëveshjet me Serbinë ose janë mbajtur larg syve të opinionit, e ka lënduar shumë këtë proces e ka kthyer në një proces pa llogaridhënie, faza tjetër e dialogut nuk mund të vazhdoj në këtë mënyrë”.

Akademik, Rexhep Ismajli, propozoi të themelohet një qendër e të menduarit strategjik.

“Pse në këtë vend nuk po themelohet një qendër e të menduarit strategjik, status profesional që analizon dhe zhvillim ide për zhvillimin e mëtejmë”.

Akademik, Arsim Bajrami tha se korniza e paraqitur është e pëlqyeshme sidomos konsensusi, por pyeti nëse do të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, raporton EO.

“Ju zgjeroj të vazhdoni me këtë çështje të ndërtoni konsensusin e brendshëm, të ndërtohet konsensusi i munguar në mes të kryeministrit, presidentit dhe kuvendi”.

“Asociacioni për komunat serbe, ky është një detyrim ndërkombëtarë, a do të merreni me këtë çështje, që qeveria ta themeloj në pajtim me Kushtetutën apo do ta leni si çështje të diskutueshme”.

Të ngjashme