Kryeministri Hoti prezanton masat ndaj Covid-19 që u vendosën pas mbledhjes së Qeverisë

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar masat e reja të mara nga Qeveria në mbledhjen e fundit.

‘’Rritja e numrit të të infektuarve meCOVID19 është shqetësuese! Mungesa e vëmendjes për parandalim të përhapjes së virusit po vë në rrezik jetët e shumë qytetarëve me ndjeshmëri të lartë, sidomos të gjyshërve e gjysheve tona!’’, ka thënë ai.

‘’Andaj, sipas rekomandimeve të IKShPK-së dhe OBSh-së, sot në mbledhjen e Qeverisë morëm vendim për të ngritur nivelin e reagimit institucional!’’

Këto janë masat:

-Obligohen institucionet publike dhe private që të organizojnë punën në distancë apo nga shtëpitë

-Të reduktohet stafi

-Të shtohen kontrollet nga inspektoratet

-Të gjitha institucionet obligohen të shtojnë kontrollet në hyrje të çdo institucioni

-Maskat janë obligative gjatë gjithë kohës në hapësira publike

-Puna në institucione duhet të organizohet në përputhje me Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë

Tutje Hoti ka thënë se MSH po punon për ngritjen e kapaciteteve për rritjen e numrit të testimeve dhe ngritjen e qendrave për testime nëpër komuna.

Të ngjashme