Kryeministri Hoti priti në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale politike në vend.

“Mbretëria e Holandës i ka dhënë shumë Kosovës në etapat më të rëndësishme historike të Kosovës dhe Kosova është përherë mirënjohëse”, kështu tha Kryeministri Hoti gjatë takimit, duke kërkuar nga ambasadorja Willems po ashtu thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri  Hoti, me këtë rast,  e ka njoftuar ambasadoren Willems për të arriturat e Kosovës, për prioritetet e Qeverisë me theks të veçantë rimëkëmbjen ekomomike si pasojë e pandemisë me COVID-19, fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, përkushtimin për raporte të mira fqinjësore.

Nga ana e saj, ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, falënderoi kryeministrin Hoti për mikpritjen derisa shprehu përkushtimin e Mbretërisë së Holandës për fuqizimin e raporteve të interesit të përbashkët.

Të ngjashme