Kryeministri Hoti priti në takim njohës ambasadoren e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim njohës ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, me të cilën diskutoi për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë për përballjen me pandeminë COVID-19, angazhimin për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Hoti, theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve, duke i dhënë përparësi fushës së ekonomisë, përkatësisht sektorit të bujqësisë.

Ambasadorja Carin Lobbezoo, pasi që e falënderoi Kryeministrin Hoti për pritjen, spikati faktin se vendi i saj do ta mbështesë Kosovën me projekte zhvillimore, si dhe do të përkushtohet që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të thellohet edhe më tej.

Të ngjashme