Kryeministri Hoti priti në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Në këtë takim, Kryeministri Hoti e ka njoftuar z. Wigemark për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit si dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Kryeministri Hoti theksoi me këtë rast se Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim në avancimin e rendit dhe të ligjit në vend, mbështetjen e institucioneve të sigurisë si dhe aspekte tjera që ndërlidhen me fushën e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Kryeministri Hoti poashtu theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe misionit të EULEX-it, do të jetë në suaza të forcimit të shtetit të së drejtës.

Të ngjashme