Kryeministri Hoti raporton në Komisionin për Legjislacion për Asociacionin e vettingun

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit me gjashtë vota për, dy kundër kanë vendosur që të vij për raportim, kryeministri Avdullah Hoti.  E temë diskutimi do të jetë Asociacioni dhe çështja e vettingut, raporton Ekonomia Online.

Për të parën kërkoi deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ndërsa për vetinggun deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se shefi i Ekzekutivit duhet të vijë në këtë komision.  Ai tha se marrëveshje e tillë duhet të sqarohet nga vetë kryeministri.

“Kemi bërë një kërkese dhe konsiderojmë që është e rëndësishme në lidhje me idenë e asociacionin dhe që ka të bëjë me vendimin e Kushtetueses. Pasi që kemi të bëjmë me një projekt dhe duke u bazuar ne kompetencat e tij kushtetuese është mirë që të vij këtu në komision”.

“Si e ka menduar, çfarë modeli e ka menduar. Pra këto janë pyetjet që duhet. Një raportim i tij në këtë komision, e shohim të arsyeshme që ta ftojmë kryeministrin të raportojë komision”, tha ai.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se pos për Asociacionin, Hoti duhet të flasë për qasjen në lidhje me vettingun.

“Pajtohem që të vij kryeministri në këtë komision. Sa kam qenë ministër i Drejtësisë, pikë kyç që ka folur Hoti ka qenë vettingu. Pra pos Asociacionit, duhet të raportojë edhe për vettingun”.

“Mua më intereson për qasjen e tij në këtë drejtim, a ka marrë ndonjë veprim, kë e ka partner në këtë drejtim. Ne duhet t’i përshtatemi agjendës së tij”, tha ai.

Që të vijë për raportim kryeministri Hoti u pajtua edhe deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi, raporton EO.

Diskutim tjetër ishte edhe Projekt Kodi Civil i Kosovës, i cili është hartuar nga Ministria e Drejtësisë në konsultim me aktorët vendor të drejtësisë, partnerët ndërkombëtar dhe shoqërinë civile.

Gjithashtu u kërkua që në mbledhjen e radhës të vijë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi që ta prezantojë këtë Projekt Kod.

Lexo më shumë:

Të ngjashme