Kryeministri Hoti takoi ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti prit sot ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Me këtë rast, kryeministri Hoti e falënderoi ambasadoren Butel për përkrahjen që Franca, si një partnere e fuqishme në proceset e deritanishme eurointegruese, i ka dhënë vazhdimisht Kosovës.

Kryeministri Hoti e njoftoi ambasadoren franceze për proceset aktuale që po kalon vendi, si dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me fokus masat e ndërmarra për rimëkëmbjen ekonomike shkaku i pandemisë COVID-19.

Po ashtu, kryeministri Hoti theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e marrëdhënieve të mëtejme ndërmjet dy vendeve.

Ndërsa, ambasadorja Butel e falënderoi kryeministrin Hoti për pritjen duke theksuar se Franca është e përkushtuar ta mbështesë Kosovën në realizimin e saj për integrime evropiane.

Të ngjashme