Do të mbahen dy seanca të enjten, interpelancat për kryeministrin s’janë në rend të ditës

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 15:27 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se të enjten do të mbahet seancë me pikat e papërfunduara, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka treguar se në rend të ditës nuk do të jenë dy interpelanca për kryeministrin Avdullah Hoti.

“Ne vendosëm për seancën e radhës në konsultim me shefat e grupeve parlamentare për këtë të enjte. Do të vazhdojmë me votimin e pikave të rendit të ditës për të cilat s`ka pasur kuorum për vendimmarrje në seancat e kaluara. Kurse në orën 11:00 do të kemi seancë të re”, ka thënë Osmani.

Lidhur me interpelancat e kryeministrit Avdullah Hoti, ajo ka bërë me dije se nuk kanë gjetur ende një datë të përbashkët me kabinetin e tij.

“Sa i përket interpelancave me kryeministrin, njëra që ka të bëjë me Liqenin e Ujmanit dhe tjetra që ka të bëjë me trajtimin e dëmshëm të temës së të pagjeturve, që janë shtruar nga deputetë të LV-së. Për këto do vazhdojmë komunikimin me kabinetin e kryeministrit që të gjejmë një datë të përshtatshme. Deri tani nuk kemi pasë pajtim në datë”, ka deklaruar Osmani.

“Në seancën që do të mbahet të enjten do të vazhdojmë me votimin e pikave që nuk ka pasur kuorum. Ndërkaq në ora 11:00, do të mbahet seancë e re, ku do të jenë disa projektligje, votime të fshehta”, tha Osmani.

Rendi i ditës:

I.        Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.

II.   Pika e papërfunduar, nga Seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25, 28 shtator, 8 dhe 16 tetor 2020:

1.     Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së,

  1. Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës,  z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,
  2. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,
  3. Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 8, 12 dhe 16 tetor 2020:

1.       Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e  Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

2.       Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike.

IV. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16 dhe 21 tetor 2020:

1. Votimi i Projektligjit nr. 07/L-025 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit,

2. Votimi i Projektligjit nr. 07/L-035 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

3. Votimi i Projektligjit nr. 07/L-036 për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

4. Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-013 për Peticione,

5. Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-037 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

6.   Votimi në parim i Projekt Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 07/L-019.

V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 21 tetor 2020:

1.     Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me pezullimin njëvjeçar i aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare,

2.     Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me përfshirjen e Republikës së Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik”,

3.     Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e Kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

VI. Përgatitjet për Seancë të re plenare

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4.     Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”,

5.     Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”,

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-021 për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës,
  2. Debat parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës,
  3. Zgjedhja e drejtorëve të Bordit të NP KOSTT-it nga radhët e komuniteteve jo shumicë dhe kuotës gjinore,
  4. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave,

10.  Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës për miratimin e buxhetit të këtij Komisioni Hetimor.

VII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.


Lexo më shumë:

Të ngjashme